Baraliu këte e bëri të ditue në llogarin e saj ne facebook.
Të nderuar të afërm, e nderuara shoqëri, të nderuar qytetarë të Kosovës.
Jam zgjedhur në listën e kandidatëve për deputete në rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo përbën një nder të madh, e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.
PDK ka qenë dhe vazhdon të jetë rruga e shtetndërtimit të Kosovës, Parti e vlerave dhe punës e mundësive dhe e shpresës. Në keto ditë të vështira për vendin tonë, rimëkëmbja vjen përmes planprogramit të PDK-së.
Do të jetë mundësia ime më e mirë të përfaqësoj fuqishëm gjithësecilin prej jush për çdo lloj brenge e problemi, në Kuvendin e Republikës sonë. Ju premtoj që s’do lodhem për më tepër çdo qarje halli e zgjidhje problemi do jenë shtysë edhe më e madhe për mua të punoj edhe më shumë.
Prandaj kërkoj nga ju të gjithë të votoni PDK-në, dhe në listën për kandidate numrin 45.