Policia greke ka arrestuar një shqiptar 37 vjeçar në zonën e Nikeas, Athinë, dhe ka sekuestruar një sasi të madhe droge.
Gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako me 21 kg 638 gram marijuanë, 868 gram kokainë, 1 peshore dhe 1 celular.
Shqiptari kishte krijuar një mur të dyfishtë në papafingo që shërbente për fshehjen e drogës.