Richard Grenell, ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se Kosova ka nevojë për kthimin e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
“Kosova ka nevojë për Hashim Thaçin përsëri në krye”, shkroi Grenell në Twitter, duke publikuar një fotografi të Thaçit me presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden.
Grenell ka shkruar sot më herët se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është dëshmuar se është shumë anti-amerikan”.
“Ai e ka refuzuar LNG-në e SHBA-së. Ai ka qenë kundër ideve të çdo presidenti amerikan që nga Bushi te Biden. Lëvizja e tij e fundit është dënuar nga republikanët, demokratët, gjermanët, britanikët, francezët, italianët dhe madje edhe kryeministri i Shqipërisë”, shkroi Grenell.