Një artikull i Radios Evropa e Lirë me seli në Kosovë, e ka revoltuar emisarin Richard Grenell.
Ky i fundit në një postim në rrjetin social ‘X’ ka kritikuar raportimin e REL-it, ndërlidhur me gjykimin që po zhvillohet në Dhomat e Specialiuara të Hagës.
Turp për Radion Evropa e Lirë (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Turp për Gjykatën e Hagës (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Kush po i redakton këta artikuj”, thuhet në hyrje të postimit.
Grenell ka kritikuar artikullin i cili shkruante “Prej dy vitesh, prokurorët kanë hetuar rastin e Hashim Thaçit”.
Grenelli ka shkruar se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tij, Thaçi është arrestuar qysh prej vitit 2020.
“Tatimpaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe Radion Evropa e Lirë. Ne po paguajmë për një gjykim farsë dhe për raportim farsë të gjykimit”, thuhet në postim.