Ish-i dërguari special i ShBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, se situata në Kosovë kërkon zgjidhje urgjente politike.
Sipas Grenellit, përshkallëzimi është shkaktuar nga politika e diplomatit sllovak që është bërë në lidhje me këtë çështje në tre vitet e fundit.
Ai në një postim në Twitter ka vlerësuar se zgjidhjet e mëparshme për Kosovën padyshim nuk kanë qenë të përshtatshme, transmeton Paparaci.
“Situata aktuale e vështirë është zhvilluar për shkak të “zgjidhjeve politike” tuaja në tre vitet e fundit”, ka shkruar Grenell, duke reaguar ndaj njoftimit të Lajçakut në të cilin ai bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe kërkimin e një zgjidhjeje politike për krizën në veri të Kosovës.