Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Dialog, Richard Grenell tha se Uashingtoni i mbështet ata që beson se po përparojnë në respektimin e vlerave perëndimore dhe shtoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkatërroi lidhjet e forta mes Kosovës dhe SHBA-së.
Grenell në Twitter, duke iu përgjigjur komentit të Kurtit për aksionet e djeshme të Policisë së Kosovës në objektet e komunës së Zveçanit, Zubin Potok dhe Leposaviqit, ka thënë se Kurti është lideri i parë, veprimet e të cilit janë dënuar nga demokratët dhe republikanët në SHBA.|
“Megjithatë, ndihma e huaj nuk është një e drejtë. SHBA mbështet ata që ne besojmë se po avancojnë vlerat perëndimore. Ju keni shkatërruar lidhjen e fortë midis SHBA-së dhe Kosovës. Ju jeni lideri i parë i Kosovës që jeni dënuar si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët ”, tha Grenell.
Në postim ai ka përmendur edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, së cilës i ka thënë se “heshtja është shqetësuese”, si dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi, të cilit ju drejtua me fjalët “kemi nevojë për ty tani”.
Foreign aid is not a right, though.
The U.S. supports those who we believe are making progress on Western values.
You have ruined the strong US-Kosovo bond. You are the first leader of Kosovo to be condemned by both Democrats and Republicans.@VjosaOsmaniPRKS’s silence is… https://t.co/rrBXUcL1pS
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 27, 2023