Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka fajësuar ish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për kaosin në Kosovë.
Ai ka thënë se administrata Trump është përpjekur për zhvillim ekonomik dhe vende pune.
Ai ka thënë se ka synuar sjelljen e investimeve perëndimore si dhe hapjen e kufijve mirëpo sipas tij tani kemi ardhur në një kaos ku duhet të ndërhyjë edhe NATO.
“Mendoj se është shumë e qartë se me zbatimin e marrëveshjeve ekonomike, ne po përpiqeshim të sillnim zhvillim ekonomik dhe vende pune për të rinjtë, të sillnim kompani dhe investime perëndimore, të hapnim kufijtë dhe tani kemi arritur një kaos për shkak të të cilit shohim se duhet të ndërhyjnë forcat e NATO-s. Ai ndryshim ishte Albin Kurti”, ka deklaruar Grenell gjatë një interviste për Radio Televizionin e Serbisë.