Diplomati amerikan Richard Grenell, përmes një shkrimi në twitter, ka përkrahur protestën kundër Qeverisë Kurti, e cila u organizua sot nga PSD-ja pas ngritjes së çmimit të rrymës
Grenell ka thënë se populli i Kosovës duhet të jetë i tërbuar pas rritjes së çmimeve të rrymës.
E kjo, sipas tij, ndodhi për shkak se Kurti refuzoi projektin amerikan që të sigurojë gaz për popullin. Grenell tha se realizimi i këtij projekti do të pamundësonte rritjen e çmimeve.
PSD sot organizoi protestë si rezultat i rritjes së çmimit të rrymës, e si pasojë mijëra qytetarë vërshuan sheshin e kryeqytetit.
Kjo është protesta më e madhe që ka zënë të organizohet që kur Kurti është bërë kryeministër i vendit.