Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, e quajti patetike deklaratën e gazetarit Lawrence Norman, i cili tha se ka shumë pakënaqësi për mënyrën se si politika amerikane e trajtoi këtë çështje nën administrimin e Donald Trump.
Kështu Grenell i është përgjigjur postimit të Normanit, i cili theksoi se ishte e paprecedentë që Brukseli kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk kam parë kurrë që Brukseli ta kritikojë Kosovën kaq ashpër. Është e paprecedentë. Ndoshta reflekton zemërimin e vërtetë ndaj Albin Kurtit. Ka pasur shumë pakënaqësi evropiane me mënyrën se si politika amerikane e ka trajtuar këtë çështje nën administratën Trump, por e vërteta është se gjërat janë më keq”, shkroi Norman në Twitter.
Grenell e quajti patetik këtë njoftim, duke shtuar se administrata Trump ka arritur katër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Patetike. A keni Google, Lawrence? Ekipi i Trump arriti katër marrëveshje të suksesshme, ndërsa Brukseli u ankua se SHBA ishte shumë e ashpër ndaj Kurtit. Tani Brukseli po shembet dhe po thërret Kurtin – dhe ju nuk e shihni hipokrizinë”, shkroi Grenell në Twitter