GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gratë po vazhdojnë të vriten nga bashkëshortët, tri në 2021 e një tjetër para pak ditësh

09/01/2022
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Gratë po vazhdojnë të vriten nga bashkëshortët, tri në 2021 e një tjetër para pak ditësh
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2022 nisi me një ngjarje tragjike e cila ndodhi në Llaushë të Skenderajt.Pikërisht me 5 janar të këtij viti një grua u privua nga jeta duke u vrarë nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari 51 vjeçar dyshohet se vrau bashkëshorten e tij 48 vjeçare duke shtënë me armë zjarri në drejtim të saj për gjashtë herë radhazi.

Nga informacionet e para lidhur me këtë rast është theksuar se dyshohet se i dyshuari S.Q, kishte përdorur dhunë fizike ndaj viktimës L.Q edhe disa herë të tjera.
Madje viktima e këtij rasti gruaja 48 vjeçare e kishte raportuar dhunën që po përdorej ndaj saj në stacion policor pikërisht më 1 janar të këtij viti.

Por procedura e këtij rasti ishte zvarritur dhe si shkak e njëjta edhe humbi jetën.

E lidhur me këtë rast reagime të shumta pati nga drejtuesit e institucioneve në vend.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar për rastin tragjik ku tha se në institucione nuk ka vend për njerëz të tillë.

“Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?Për vrasjen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksimal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.Nuk kanë vend në institucione këta njerëz!”, shkroi ajo.

Por ky rast nuk është i vetmi për të cilin kemi dëgjuar së fundi në Kosovë.

Vetëm brenda vitit 2021 tri femra dyshohet se u vranë nga ata të cilëve iu besuan më së shumti, bashkëshortët. E pa shenja jete si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda vitit të kaluar mbeti edhe Sebahate Morina.

11 ditë para se Lulëzim Sopi të vriste Sebahaten, e bija e saj kishte denoncuar atë për ushtrim të dhunës fizike ndaj viktimës.

I njëjti ishte denoncuar të paktën tri herë për veprën penale “Dhunë në familje”.E pas vrasjes së bashkëshortes, i njëjti kishte vrarë edhe veten.

Në mesin e viktimave si pasojë e dhunës në familje ishte edhe Marigona Osmani, 18 vjeçarja e cila dyshohet se u rrah për vdekje nga bashkëjetuesi i saj.

Vrasja e Marigona Osmanit ishte padyshim një nga ngjarjet më të rënda në vend.

E njëjta ishte rrahur për disa ditë radhazi ndërsa theksohet se është dërguar në qendrën mjekësore pa shenja jete.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar ish-bashkëjetuesin e saj Dardan Krivaqa si dhe mikun e tij, Arbër Sejdiun.

Ndryshe Kodi Penal i Republikës së Kosovës, dënimin më të rëndë për vrasje parasheh dënimin me burgim të përjetshëm. Këtë vit një dënim të tillë e mori Naser Pajazitaj vrasësi i 22 vjeçares Donjeta Pajazitaj. Megjithatë vrasjet e grave dhe vajzave nuk po ndalen.

Në mesin e shumë grave të vrarë në Kosovën e pasluftës janë edhe :1. Zenepe Bytyqi, Diana Kastrati, Donjeta Pajazitaj, Antigona Morina, Miradie Hetemi, Valbone Nrecaj, Dafina Zhubi, Igballe Llaloshi, Sevdije Berisha, Valbona Marku dhe vajza e saj./Lajmi.net/

Tags: Kronik e zezë
ShareTweetShare
Previous Post

Rrahu gruan me grushte e kabllo në Gjakovë, i dyshuari gjendet në arrati

Next Post

Historiani britanik: Projektet e Hoxhës dhe Shehut për një ushtri të rezistencës në Kosovë

Next Post
Historiani britanik: Projektet e Hoxhës dhe Shehut për një ushtri të rezistencës në Kosovë

Historiani britanik: Projektet e Hoxhës dhe Shehut për një ushtri të rezistencës në Kosovë

Lajmet e fundit

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

24/05/2025
Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.