Granit Xhaka dhe Arsenali drejt ‘divorcit’ në fund të sezonit.
Detajet personale nuk janë aspak problem për Granit Xhakën dhe mesfushori kosovar që përfaqëson Zvicrën do t’i dedikohet Leverkusenit deri në vitin 2027, pra në një kontratë 4-vjecare.
Megjithatë, kushti i vetëm që ka vënë Xhaka ka qenë rreth firmës. 30-vjecari do të firmosë vetëm pasi të mbarojë sezoni, pasi për momentin është maksimalisht i fokusuar në ndeshjet e mbetura të Premier League.
Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2016 kur u transferua nga Borussia Monchengladbach dhe ka luajtur 295 ndeshje, ku ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 29 asiste.
“Pengu” i tij më i madh pas largimit nga Arsenal do të mbetet padyshim mosfitimi i titullit kampion teksa në këtë edicion shpërdoruan një avantazh prej 8 pikësh, megjithatë Xhaka ka arritur të fitojë 4 trofe gjatë kohës së tij në Emirates, përfshirë dy FA Cup dhe dy Community Shield.