GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Granit Xhaka: Federata Shqiptare nuk më ftoi t’i bashkohem kombëtares, vetëm Lorik Cana

18/01/2022
në Ballina, Lajme, Sport
Koha e leximit:2 mins read
Granit Xhaka: Federata Shqiptare nuk më ftoi t’i bashkohem kombëtares, vetëm Lorik Cana
Share on FacebookShare on Twitter

Granit Xhaka ka këmbëngulur se Federata Shqiptare e Futbollit nuk e kishte thirrur asnjëherë për ta përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë, para se ai të vendoste t’i bashkohej Zvicrës.

Duke folur me personazhin e rrjeteve sociale Kozak, mesfushori i Arsenalit zbuloi se i vetmi që kishte biseduar me të për t’iu bashkuar Shqipërisë ishte ish-kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana.

Xhaka debutoi për Zvicrën në qershor të vitit 2011 dhe që prej atëherë i ka bërë 98 paraqitje, duke i shënuar 12 gola për helvetikët.

Vëllai i tij i madh, Taulanti, megjithatë e përfaqësoi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

“Kjo pyetje që nuk ka marrë përgjigje si duhet. Do të flas për këtë temë dhe do ta mbyll këtë temë. Ishim shumë të rinj, kur babai im na ofroi te Shqipëria, por nuk kishte interesim aso kohe”, ka deklaruar fillimisht Granit Xhaka.

Xhaka u lind në Basel nga prindër shqiptarë, të cilët kishin emigruar në Zvicër nga Podujeva e Kosovës në fillim të viteve 90-ta.

“I vetmi njeri që më ftoi te Shqipëria ishte Lorik Cana, nuk ia harroj kurrë. Më telefonoi edhe më pyeti se si ishte situata, por nga FSHF-ja nuk kishte asnjë telefonatë apo takim”, zbuloi ai.

“Kjo ishte ana e Shqipërisë. Nga ana e Zvicrës, isha i ri, nuk kisha kohë të mendoja. Dhe kur të ulet Otmar Hitzfeld, trajneri legjendar, i cili më tha se më donte gjithsesi te Zvicra, për mua ishte gjë e madhe”, nënvizoi 29-vjeçari.

Xhaka e kishte përfaqësuar Zvicrën edhe në grupmoshat e reja dhe kishte mundësi të ndërronte aleancë kur Kosova u pranua në FIFA dhe në UEFA.

Megjithatë, ai vendosi t’i qëndrojë besnik kombëtares helvetike.

Tags: Granit Xhaka
ShareTweetShare
Previous Post

Lirohet nga burgu Dardi i ‘Its my love’, bën apel që “mos të luhet me shtet” (Video)

Next Post

Vjen një lajm i rëndësishëm për bizneset në Kosovë

Next Post
Vjen një lajm i rëndësishëm për bizneset në Kosovë

Vjen një lajm i rëndësishëm për bizneset në Kosovë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.