Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Cak i hajnave shpesh herë janë marketet, pompat e derivateve e biznese të ndryshe, raporton Gazeta Sinjali.
Një grabitje e armatosur ka ndodhur edhe sonte rreth orës 21:00 në një market në rrugën ‘Ferat Draga’ në Mitrovicë, ku një person ka grabitur një shumë të parave të gatshme.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sonte, rreth orës 21:00, policia ka pranuar informatën se në një dyqan ( market) në rrugën ,,Ferat Draga” në Mitrovicë, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga marketi. Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, tha Zahiti.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.