Sot rreth orës 3:50 në mëngjes ka ndodhur një grabitje e armatosur në Prishtinë, në rrugën Shkupi, ku cak i grabitjes ishte kompania e derivateve Ex Fix, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se rasti është denoncuar nga një punëtor i kompanisë, i cili ka raportuar se si ka ndodhur ngjarja në detaje.
Sipas këtyre burimeve, një person i veshur me trenerkë të zezë dhe kapelë, nën kërcënimin e armës së shkurtër ka marrë nga arka rreth 2700 euro.
Pasi ka kryer grabitjen i dyshuari ka vazhduar në këmbë në drejtim të Spitalit Amerikan.