Jo rrallë herë cak i grabitjeve janë edhe institucionet financiare, ku pasditën e sotme filiali i Finca-s në Prizren ishte cak i grabitjes së armatosur.
Një person i maskuar dhe i armatosur ka arritur të marr një sasi të konisderueshme të parave, derisa policia janë vënë në kërkim të tij.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Sinjali se sot rreth orës 15:12 nga një punonjëse e Finca-s ka raportuar në polici se te rrethi në Bazhdërhane në Prizren, një person ka grabit një shumë të konsiderueshme të parave nën kërcënimin e armës. Ankuesja femër, punëtore e mikorobankës ka raportuar se i dyshuari ishte i maskuar dhe i armatosur”, tha Bytyqi.
Sipas tij, policia menjëherë kanë dalë te vendi i ngjarjes ku po hetojnë rastin, po mbledhin provat dhe po kërkojnë të dyshuarin.