Goli i futbollistit të Ballkanit, Armend Thaqit po konsiderohet si një nga më të mirët e vitit 2022 në Ligën e Konferencës.
Mbrojtësi i krahut kishte realizuar gol spektakolar nga distanca në fazën e grupeve kundër Sivassporit në udhëtim, shkruan Demokracia.com.
Faqja e “UEFA.com DE” ka publikuar disa nga golat më të mirë të vitit 2022, ndër të cilat njëri nga ta është edhe ai i futbollisti kosovar.
Ballkani e kishte fituar takimin 3:4 në Turqi kundër Sivassporit në kuadër të Grupit G.
Armend Thaqi ishte ndër lojtarët më të mirë të Ballkanit në suksesin historik në Ligën e Konferencës.