Klaus Gjasula është ndarë i kënaqur me barazimin e Shqipërisë ndaj Kroacisë.
Ai shpreson se Shqipëria do të shënoj fitore ndaj Spanjës.
“Ne kishim një paraqitje të mirë, por në minutat e parë të pjesës së dytë nuk ishim si në fillim. Por në fund dhamë gjithçka për të marrë një rezultat të mirë. Është rezultat i mirë edhe pse mund të kishim marrë tre pikë. Ndeshja me Spanjën do të jetë e vështirë, por nuk është e pamundur. Goli ishte një ëndërr, tha Gjasula.
Gjasula shënoi golin e barazimit për Shqipërinë.