Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Atlantës dhe Lazios, duel ky në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Atalanta edhe pse ishte me një futbollist më pak që nga minuta e 53’të të takimit, ka shënuar tre gola ndaj Lazios së Muriqit, shkruan Drenica.Live
Gjimshiti, realizoi golin e parë për Atalantën, duke vazhduar me Malinovskyn dhe golin e tretë e të fitores e shënoi, Miranchuk.
Ndërsa, për Lazion shënuan, Vedat Muriqi e Acrebi.
Pra, rezultati final i këtij takimi u vendos në 3:2, ku sulmuesi ynë luajti 90’të minuta të plota.