Deputeti i legjilaturës së 8-të i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram” një fotografi ku shihet i ulur në një stacion treni.
Me mbishkrimin “Vetmi” , storja e publikuar duket si një metaforë për zgjedhjet e fundit, ku votat e nevojshme për t’u zgjedhur deputet s’i mbërritën kurrë, duke e lënë Golën në një pritje të pafundme për një mandat që nuk iu rinovua.
*Shkrimi përmban elemente sarkastike.
