Një person në Gjilan është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
Sipas, Policise, ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij duke e goditur me mjet të fortë.
“DHUNË NË FAMILJE- Gjilan 11.03.2023-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij kosovare duke e goditur atë me një mjet të fortë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.