Më shumë se 4300 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Alicante të Spanjës nga goditja e një grupi të trafikut të drogës.
Në operacionin policor sekret, janë arrestuar pesë persona, mes tyre katër shqiptarë. Policia Kombëtare bën me dije se rrjeti i trafikut menaxhohej nga shqiptarë, të cilët kishin sy synim që të shpërndanin drogë në vende të Europës.
Droga mësohet se ishte fshehur në një ngarkesë me banane që mbërriti të premten e kaluar në një magazinë në Llano del Espartal. Kjo sasi kokaine është më e madhja e kapur deri më sot në provincën e Alicante-s..