GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kronika e zezë

Goditet grupi i trafikantëve të drogës dhe armëve në Maqedoni, arrestohen 15 persona

18/05/2023
në Kronika e zezë, Lajme, Rajoni
Koha e leximit:2 mins read
Goditet grupi i trafikantëve të drogës dhe armëve në Maqedoni, arrestohen 15 persona
Share on FacebookShare on Twitter
15 trafikues droge dhe arme, kryesisht shqiptarë nga Shkupi, janë arrestuar nga policia pas një hetimi rreth njëvjeçar.

Hetimet kanë nxjerrë në pah detaje të shumta për shitblerje droge dhe arme në kuadër të tre grupeve të lidhura kriminale që blinin nga Kosova dhe Shqipëria dhe shisnin në Maqedoninë e Veriut.

“Pas marrjes së urdhrave për bastisje të lëshuara nga gjyqtari për procedurë paraprake, janë kryer bastisje në gjithsej 27 lokacione në Shkup dhe janë ndaluar 15 persona të moshës nga 20 deri në 54 vjeç, të gjithë nga Shkupi, ndërsa tre persona janë në kërkim. Gjatë kontrolleve në disa lokacione janë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marijuanë, të cilat janë lëndë e ekspertizës, janë gjetur municione luftarake, një armë, automjete, një sasi e madhe e devizave dhe parave në denarë, telefona celularë.

Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit ka shqiptuar masën e paraburgimit për të gjithë trafikuesit të moshës 20 deri 54 vjeç.

Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup mbrëmë vonë, për 14 të dyshuar kanë pranuar propozimet e Prokurorisë dhe me aktvendim kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa për njërin, për shkak të gjendjes shëndetësore është caktuar masa arrest shtëpiak.

Sot do të caktohet masa e paraburgimit për tre personat e pakapshëm për organet e rendit, vendim që do të hyjë në fuqi në momentin e gjetjes së tyre.

Droga e llojit kokainë është shitur për rreth 100 euro për një gram, ndërsa ai i llojit marijuanë dhe amfetaminë janë shitur për pesë dhe 25 euro për një gram. Ndërkohë shitja e armëve ka shkuar deri në një mijë euro për një armë. Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, për tregti me drogë parashikohen të paktën pesë vite burg, ndërsa tregtimi me armë dënohet me të paktën tetë vite burg.

 

 

Tags: 15 trafikantArrestmaqedonitrafikant armeshtrafikant droge
ShareTweetShare
Previous Post

Humb jetën 60 vjeçari duke punuar në një pallat, arrestohet pronari dhe administratori

Next Post

Serbët e Graçanicës thonë se nuk kanë probleme me fqinjët shqiptarë

Next Post
Serbët e Graçanicës thonë se nuk kanë probleme me fqinjët shqiptarë

Serbët e Graçanicës thonë se nuk kanë probleme me fqinjët shqiptarë

Lajmet e fundit

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

19/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

19/05/2025
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

19/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

19/05/2025
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.