Sa po ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës me 35 minuta vonesë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka tërhequr vërejtjen ministrave të qeverisë Kurti, pasi janë vonuar për seancë.
“Ministrat nuk duhet të vonohen për seancat e Kuvendit, Deputetët nuk duhet të iu presin juve, kuvendi nuk duhet të presë për ju”, ka thënë Konjufca.