Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për familjen e Hysni Gucatit pas humbjes së babait.
Konjufca ka thënë se Musli Gucatin do ta kujtojnë si një prind të dashur, fisnik dhe frymëzues për brezat me patriotizëm dhe atdhedashuri.
Reagimi i plotë:
Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Musli Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati.
Bacën Musli do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri.
Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
U prehtë në paqe!