GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gjykimi i Pjetër Shalës, dëshmitarët tregojnë tmerrin dhe dhunën

27/03/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:6 mins read
Gjykimi i Pjetër Shalës, dëshmitarët tregojnë tmerrin dhe dhunën
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, TW4-08 ka përshkruar se babai i tij është rrahur në fabrikën e metaleve në Kukës nga Pjetër Shala.

Në Dhomat e Specializuara të Hagës po mbahet gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i njohur si Komandant “Ujku”, i akuzuar për krime lufte. Shala ngarkohet për krimet që sipas Prokurorisë u kryen midis 17 majit dhe 5 qershorit të vitit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, në Shqipëri, e cila pretendohet se ishte nën kontrollin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Fillimisht, TW4-08 ka sqaruar se disa persona të uniformuar dhe me emblemë në krah kanë shkuar tek shtëpia e tyre dhe e kanë kërkuar babanë e tij.

“Disa kanë qenë me uniformë, disa me rroba civile, në përgjithësi me uniformë… Ata që kanë qenë në oborr kanë pasur emblema, kurse ata që kanë qenë larg nga muri i shtëpisë, s’kam mujt m`i identifiku. Largësia ka qenë 25 metra”- tha ai.

Dëshmitari i parë ka deklaruar se këta persona i kanë kërkuar që t’i dorëzojnë armët dhe të shkojnë në shtabin e Jabllanicës. TW4-08 më pas kishte mësuar se në mesin e këtyre njerëzve ka qenë Pjetër Shala.

“Tek personat që kanë qenë në oborr, i kam njoft me emër dhe kështu që janë prezantuar gjoja me urdhër të shtabit. Dhe më vonë sipas informatave, sipas kojshive, sipas informacioneve të UÇK-së kam mundur të informona se ka qenë Pjetër Shala me pseudonimin ‘Ujku’”- deklaroi dëshmitari.

Ai më pas tha se babai i tij ishte mbajtur në fabrikën e Kukësit.“Fillimisht pasi babanë e kanë mbajt në Kukës, në fabrikën e hekurishtes, si të themi hekurishte, aty Pjetër Shala personalisht babait tim i ka ushtruar dhunë, forcë, elketro shok, bejsboll, bishta të sakicës dhe rrahje masive me gjithë të ndaluarit e tjerë së bashku”- tha dëshmitari TW4-08.

I njëjti u pyet nga Prokuroria se si e mori vesh që Pjetur Shala kishte qenë tek shtëpia e tyre.

“Kur kanë qenë, kanë qenë do kojshi dhe i kanë thënë ktyne: Çka po lyni këtu? Çka jeni ka doni? Këta që kanë qenë ushtria i kanë thënë ik largohi andej. Aty e kanë identifikuar se ka qenë Pjetër Shala. Kur unë jam interesuar për rastin kush ka qenë, më kanë thënë Pjetër Shala, njeri i cili ka qenë për trombllonë për ndërtesat e fortifikuara. I pari tek dera ka qenë Pjetër Shala, njerëzit e kanë njoft, unë se kam njoft”- deklaroi dëshmitari.

Dëshmitari TW4-08 shtoi se kishte dëgjuar edhe nga babai i tij dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së se Pjetër Shala kishte shkuar tek shtëpia e tyre.“Përmes babës dhe njerëzve të tjerë luftëtarë të UÇK-së”- pohoi dëshmitari.

Pas kësaj, Prokuroria e ballafaqoi TW4-08 me deklaratën e tij dhënë në Tribunalin e Hagës ku nuk e kishte përmendur emrin e Pjetër Shalës.

Prokurori i çështjes: “Përse nuk e ke përmendur emrin e Pjetër Shalës në dëshminë e Tribunalit të Hagës?”.

“Dëshminë e kam dhënë e kam të shkruar, u përmend …. S`po di veç, në qoftëse ka qenë për tjerët atëherë nuk u kon e domosdoshme me cek emrin e tij se ka qenë gjykimi i ndamë, ndoshta kjo ka qenë arsyeja”- arsyetoi dëshmitari.

Tw4-08 më tej ka përshkruar edhe momentin kur babai i tij pas 13 ditëve u kthye në shtëpi.“Ndryshime në fizik, ramje në pesh”- tha dëshmitari.

TW4-08 tha se të nesërmen babai i tij kishte filluar t’i tregojë për tmerrin që e kishte kaluar.

“Dy ditë ishte mbajtur në qendër, në Ramollak, dhe pas dy dite e kanë larguar në Kukës, në fabrikën e metaleve ku aty është bërë një dhunë që… jo veç ndaj babait tim por të gjithë të burgosurve të tjerë që janë mbajt aty”- deklaroi dëshmitari.

Dëshmitari më pas përshkroi tmerret që kishte përjetuar sipas tij babai në fabrikën e metalit.“Është goditur në kokë… është djegur me cigare, ku cigaret janë shukur në trupin tij, elektro-shok, bejsboll, mjete të forta. Kjo ka ndodhur derisa një ditë kur ka ardhur në shtëpi që e kanë pru njerëzit… kjo ka ndodhur sa ka nejt në vendin improvizues”- tha dëshmitari.

Dëshmitari i mbrojtur tha se babanë e tij gjatë asaj kohe e kanë marrë në pyetje.

“Pyetje dy tre fjalë, i ke vra 100 persona, ke dhunu, ki pyetje të cilat ata e dinë, vet dhunë pranoje nënshkruaje që i ke vra 100 persona…”- deklaroi ai.

Dëshmitari u pyet se a ka dijeni se kush ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Prokurori: “A ka përmendur babai juaj emrat e personave që kanë ushtruar dhunë dhe kanë bërë pyetje?”.

“Sabit Geci, Gjimshit Krasniqi dhe Pjetër Shala me njerëzit tjerë që s’ia ka ditë emrat”- tha TW4-08.Të hënën, dëshmitari identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka deklaruar se babai i tij kishte shërbyer si oficer në polici deri në vitin 1997. Dëshmitari ka pohuar se më pas ai e kishte ndaluar punën.

“Për shkak të rrethanave të luftës, dmth shteti s`po e di a me nis me punën e brendshme i cili e ka qit në pension të dhunshëm për punë. Se veç ishte një situatë jo e mirë apo qëllimet e tyre nuk e di, rasti i Xhorxheviq i cili ka qenë i dënuar në këtë gjykatë për krime lufte…”- ka shpjeguar ai.

Sipas dëshmitarit, babai iu largua nga puna pasi ai ishte shqiptar.

“Prokurori: A e di përse u hoq nga puna?- dëshmitari: Mendoj se ka qenë shqiptar”- tha dëshmitari.Më tej dëshmitari ka theksuar se babai i tij ishte i njohur në komunitet dhe nuk ka qenë i akuzuar asnjëherë për gjëra kriminale apo jashtëligjore.

Dëshmitari i mbrojtur më tej ka përshkruar ndikimin e babait të tij si oficer në komunitet dhe familje.

“Në komunitetin ku kemi banuar gjithçka ka qenë në rregull, domethënë ka qenë në marrëdhënie të mira, ka pas raporte të shkëlqyeshme me drejtorë të shkollave, personat që kanë qenë përgjegjës për rrethin-komunën marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe mbrojtjen e atij rajoni ku nuk është bë asgjë joligjore, asgjë jashtë ligjit s`ka lënë që të bëhet dhe më pas ka pasu shkarkimi i tij i dhunshëm në vitin ’97”- ka deklaruar ai.

Dëshmitari ka sqaruar se babai i tij nuk ka qenë aktiv në politikë po ai dhe familja e tij kanë qenë përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.“Aktiv nuk ka qenë, por si familje por dhe babai im e ka përkrahur Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) që e ka udhëheqë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova”- shpjegoi dëshmitari.Dëshmitari më tej ka përshkruar se çfarë ka ndodhur në maj të vitit 1998.

“Sa më kujtohet kanë ardhë dy persona të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Jabllanica, Hamëz Ibrahimaj dhe një person tjetër dhe ai Ibrahimaj, Nasuf Ibrahimaj për herën e parë dy persona dhe kanë fol me vëllanë gjoja për dorëzimin armëve që i kemi pas për mbrojtjen e fshatit. Vëllai i ka thënë se baba nuk është këtu. Me ata dy persona unë kam dalë jam taku tek rruga e shtëpisë sime dhe më kanë thënë: ‘Armët duhet m`i dorëzu’. Unë i kam thënë armët që i kemi janë për mbrojtjen e fshatit dhe nuk është e arsyeshme m`i dorëzu. ‘ Ky është urdhri i Nahit ibrahimajt’ – kështu më kanë thënë”- deklaroi dëshmitari.

Pas kësaj Gjykata ka dhënë një pauz.Pjetër Shala i njohur me nofkën Komandant “Ujku” po akuzohet për krime lufte.Krimet për të cilat ngarkohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.

Pjetër Shala i njohur me nofkën Komandant “Ujku” po akuzohet për krime lufte.Krimet për të cilat ngarkohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.

Tags: pjetër shala
ShareTweetShare
Previous Post

Hill: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën e jo me minoritetin shqiptar në Serbi

Next Post

Pengesat në pikën kufitare në Bërnjak, deklarohet Prokuroria

Next Post
Pengesat në pikën kufitare në Bërnjak, deklarohet Prokuroria

Pengesat në pikën kufitare në Bërnjak, deklarohet Prokuroria

Lajmet e fundit

Moti për sot: Me diell e shi

Moti për sot: Me diell e shi

22/05/2025
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moti për sot: Me diell e shi

Moti për sot: Me diell e shi

22/05/2025
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.