Seanca e paracaktuar më 5 maj në rastin e Pjetër Shalës është anuluar dhe se gjykimi ndaj tij pritet të vazhdojë më 19 maj 2023.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).
‘‘Pas vendimit gojor të Trupit Gjykues, gjykimi ndaj Pjetër Shalës përfundoi për ditën e sotme, ndërsa seanca e caktuar për nesër (më 5 maj) anulohet.
Gjykimi do të rinis të premten, më 19 maj, në orën 09:30’’, thuhet në njoftimin e DhSK-së.
Gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.