Ish-udhëheqësi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar udhëheqjen e re të të kësaj organizate.
Ai ka bërë me dije se udhëheqja aktuale e UÇK-së po heshtin përballë Gjykatës Speciale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se fajet kryesore janë të atyre që kontribuuan në heshtjen e mosveprimeve.
“Qëllimisht nuk fola për vizitën e ish-presidentit Thaçi në Kosovë. Në kohën kur isha në krye të OVLUÇK-së (flisja me shkrime, me emisione e debate në televizione), por edhe bëja ngapak veprime(si protestat) kundër pseudogjykatës speciale me seli në Hagë. Veprimet i bëja nganjëherë me organizimin tonë, e nganjëherë me organizimin e PSD-së e me mbështetjen tonë. Kjo heshtje e këto mosveprime të atyre që duhet të flasin e veprojnë, përveç e pajustifikueshme, është edhe e papranueshme. Por fajet kryesore janë të atyre që me zgjedhjen e tyre i kontribuan këtyre heshtjeve e mosveprimeve. P.S Një thënie popullore: “Prit me muaj e prit me vjet, pushka e “…” nuk kërset.”, ka shkruar Klinaku.