Reagim i KMDLNj-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mori pjesë në dy seancat e fundit para Gjykatës Speciale raciste në Hagë.
Fillimisht nuk dihej arsyeja e kësaj kurse , mëpastaj avokati i presidentit Thaçi deklaroi se shkaqet shëndetësore e pamundësuan pjesëmarrjen e zotit Thaçi në gjykim. Ndërkaq që GJSR nuk doli me asnjë informatë të përditësuar për gjendjen shëndetësore të presidentit Thaçi.
Po kjo gjykatë ditë më parë refuzoi dy kërkesa të zotit Thaçi që të vizitojë babain e sëmurë që trajtohej në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore dhe moshës së shtyrë , është mbi 84 vjeç ndonëse ishin plotësuar të gjitha kushtet për vizitë humanitare e që parashihet edhe me rregulloren e GJSR të Hagës. Në vend të saj kjo gjykatë ka propozuar komunikimin e shtuar elektronik dhe vizita të shtuara thuaja se z. Haxhi Thaçi, babai i presidentit Thaçi është një ekspert i komunikimit dhe se është i moshës së re e që mund ta vizitojë të birin kur të dojë. GJSR e injoron faktin se kemi të bëjmë me një person me shëndet të rrënuar dhe moshë të shtyrë që pamundëson edhe komunikimin si dhe vizitat.