GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gjykata me urdhër: Kurti pritet të merret me forcë nga Policia për të dëshmuar në Prokurori

18/02/2025
në Ballina, Drejtësi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Gjykata me urdhër: Kurti pritet të merret me forcë nga Policia për të dëshmuar në Prokurori
Share on FacebookShare on Twitter

Është çështje ditësh (orësh) që Gjykata Themelore në Prishtinë do të lëshojë urdhër për Policinë e Kosovës që ta sjellë me detyrim në Prokurorinë Speciale, kryeministrin në detyrë Albin Kurtin. Kështu bëjnë të ditur burime të Periskopit brenda gjykatës.

Qysh më 10 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të paraqitet më datë 16.12.2024 në ambientet e tyre.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i thirrur si dëshmitar në lëndën PPS.nr.62/2023, në një rast që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Numri i lëndës që gjendet në thirrjen dërguar kryeministrit (të publikuar nga Kryeziu) përputhet me atë të rastit të rezervave shtetërore.

Në ftesën e Prokurorisë që e kishte publikuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thuhej ndër të tjera se Kurti është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes.

“Në rast të mosparaqitjes, do të jetë shkas që t’ju detyrojmë të paraqiteni dhe mund të dënoheni me gjobë deri 250 euro për çdo mosparaqitje”, shkruhet në thirrjen e Kurtit si dëshmitar nga Prokuroria Speciale.

Deri më tani, Kurti ka pasur dy thirrje nga Prokuroria Speciale. I njëjti, vazhdon të këmbëngul që të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Kryeministri.

“Ekziston komunikimi përmes Prokurorisë dhe Kryeministrisë. Nuk mund të merrem paradite e pasdite me këtë çështje. Do të merrem me këtë kur të vijnë në Kryeministri të më intervistojnë si dëshmitar”– kishte deklaruar Kurti.

Megjithëse ka kaluar dy muaj nga data e parë e thirrjes, Prokuroria e kishte shtyrë këtë proces për shkak të fushatës zgjedhore dhe për të mos u politizuar si çështje.

Tags: Albin KurtiDrejtesiaprokurori
ShareTweetShare
Previous Post

Albulena Haxhiu e “dashuruar” në kajranfila, shpenzon afro 2 mijë euro për lule

Next Post

Mehmetaj: Deputetët kanë shumë mundësi ligjore, por nuk i shfrytëzojnë

Next Post
Mehmetaj: Deputetët kanë shumë mundësi ligjore, por nuk i shfrytëzojnë

Mehmetaj: Deputetët kanë shumë mundësi ligjore, por nuk i shfrytëzojnë

Lajmet e fundit

Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

16/05/2025

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

16/05/2025
Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

16/05/2025
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do merren në pyetje nga mbrojtja

Deri më 2 qershor mocionet për rrëzimin e aktakuzës, Prokuroria 30 ditë për përgjigje: Çka po ndodh me gjykimin në Hagë?

16/05/2025
“Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë

“Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë

16/05/2025
Pengesë e habitshme, konservatorët bllokojnë projektligjin e madh të Trumpit për lehtësirat tatimore

Pengesë e habitshme, konservatorët bllokojnë projektligjin e madh të Trumpit për lehtësirat tatimore

16/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

16/05/2025

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

16/05/2025
Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

16/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.