Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës Sllagjan Trajkoviq, i cili akuzohet nga prokuroria në Prishtinë për veprën penale të krimeve të luftës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, ka konfirmuar avokati i tij Dejan Vasiq.
Vasiq thotë se mbrojtja kishte argumente të forta për të zëvendësuar dënimin me burg me arrest shtëpiak.
“Para së gjithash, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por edhe në anën tjetër, praktikës së deritanishme të gjykatave të Kosovës, ku për banorët e Kosovës u caktua një masë më e lehtë në krahasim me masën më të rreptë të paraburgimit, kështu që gjykatës dhe prokurorisë i kam paraqitur të gjitha rastet në të cilat me masë më të butë ka mundësuar që procedura të vazhdojë pa probleme”, ka thënë Vasiq.
Vasiq posaçërisht thekson se fakti që nuk ka marrë asnjë përgjigje nga gjykata dhe prokuroria e frustron atë dhe klientin e tij.
“Kemi hyrë në muajin e tretë që nga fillimi i procesit dhe askush nuk më është përgjigjur asnjë fjalë për argumentet që kam paraqitur në mbështetje të klientit tim. Kjo situatë po bëhet frustruese për mua dhe klientin tim, sepse gjithçka që bëjmë duket se është e kotë. Sikur askush nuk e sheh, sikur nuk u tha, përgjigja ime ndaj kërkesës prej gjashtë faqesh të daktilografuara sikur askush nuk e ka lexuar, sikur askush nuk ka lexuar qoftë edhe një ankesë timen. Askush nuk shikon prapa në pretendimet e apelit dhe këto argumente”, tha Vasiq.
Ai thotë se edhe qeveria e Republikës së Serbisë ka dhënë garanci për Trajkoviqin, por as për këtë nuk ka pasur përgjigje.
“Herën e kaluar i kemi bashkangjitur garancitë e dhëna nga qeveria e Republikës së Serbisë, e cila u zotua se nëse Sllagjan Trajkoviq gjendet në territorin e Republikës së Serbisë, me kërkesë të EULEX-it do të ekstradohet në Kosovë. As prokuroria dhe as gjykata nuk thanë asnjë fjalë dhe tani do të shohim Gjykatën e Apelit. Sot do të shkoj tek Sllagjani dhe shpresoj që ky stres të mos e dëmtojë më tej shëndetin e tij. Ai është luftëtar dhe jam i sigurt se do ta dëshmojmë pafajësinë e tij deri në fund dhe se do të arrijmë ta shpëtojmë nga vdekja e sigurt dhe t’i mundësojmë që të trajtohet në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë”, ka përfunduar Vasiq.