GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Gjykata e Tiranës e liron shtetasin rus

11/06/2024
në Lajme, Showbiz
Koha e leximit:2 mins read
Gjykata e Tiranës e liron shtetasin rus
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës vendosi të martën ta lirojë nga paraburgimi një shtetasi rus të arrestuar në fund të muajit të kaluar në Shqipëri, duke e hedhur poshtë kërkesën e Moskës për ekstradimin e tij.

Në një njoftim, gjykata në kryeqytetin shqiptar tha se vendimin e mori pasi Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë “bëri verifikimeve përkatëse dhe iu përgjigj kërkesës së gjykatës se refuzon ekstradimin” e 56-vjeçarit Aleksander Bobovnikov.

As gjykata, e as Ministria nuk dhanë hollësi rreth vendimit për lirim e tij.

Në fund të majit, policia shqiptare tha se shtetasi rus Bobovnikov u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, bazuar në shkëmbimin e të dhënave ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Moska, dhe se ai kërkohej nga autoritetet ruse për “mashtrim”.

Policia shqiptare nuk tregoi kur ishte arrestuar saktësisht Bobovnikov, i cili është banor i Izraelit sipas saj, por ai doli para gjykatës në Tiranë më 30 maj, e cila mor vendim për paraburgosjen e tij për 15 ditë.

Avokati i Bobovnikov, Boris Hoffman, tha më 30 maj se klienti i tij kishte udhëtuar ditë më parë nga Gjermania në kryeqytetin shqiptar së bashku me një grup miqsh.

Hoffman i konsideroi akuzat e autoriteteve ruse si “politike dhe të pabazuara”, dhe se ato lidhen “me faktin se ai e ka kundërshtuar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës”.

Ai nuk përmendi ndonjë dëshmi se akuzat ndaj tij kanë të bëjnë me kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Një avokat tjetër mbrojtës, Ardian Visha, tha për mediat më 30 maj se Gjykata e Tiranës i kishte kërkuar Ministrisë se Drejtësisë së Shqipërisë të shprehej nëse çështja kishte natyre politike.

Tags: gjykata e tiranesrusiaShqiperia
ShareTweetShare
Previous Post

Policia trajnon operatorët me qen zyrtar për kërkim të armëve, drogave dhe kartëmonedhave

Next Post

“Narracioni i Kurtit është i njëjtë me atë të Gjuriqit”

Next Post
“Narracioni i Kurtit është i njëjtë me atë të Gjuriqit”

“Narracioni i Kurtit është i njëjtë me atë të Gjuriqit”

Lajmet e fundit

Milaim Zeka: Kurti s’i mori 500 K që i kërkoi, nëse do të kishte moral politik duhej të dorëhiqej

Zeka: Halit Sahitaj çelësi i dëshmive që mund të përmbysin aktakuzat në Hagë

28/05/2025
“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

28/05/2025
Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

28/05/2025
Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

28/05/2025
“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

28/05/2025
Sejdiu: Brenga e qytetarëve është rritja e çmimeve, ministrat e zyrtarët nuk e thonë asnjë fjalë

“Është monopol i pastër”- Sejdiu: Bizneset detyrohen të blejnë rrymën prej vetëm një kompanie

28/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Milaim Zeka: Kurti s’i mori 500 K që i kërkoi, nëse do të kishte moral politik duhej të dorëhiqej

Zeka: Halit Sahitaj çelësi i dëshmive që mund të përmbysin aktakuzat në Hagë

28/05/2025
“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

28/05/2025
Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

Protestë e paralajmëruar për datën 29 maj – Policia bën thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

28/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.