GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gjykata e dënon lipjanasin që vodhi 5 metra dru

14/05/2022
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Gjykata e dënon lipjanasin që vodhi 5 metra dru
Share on FacebookShare on Twitter

G.Sh është dënuar me 400 euro gjobë dhe është obliguar t’ia kthejë shtetit 765 euro pasi ka pranuar se ka vjedhur 5 metra dru.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Shabani është shpallur të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega Lipjan, nga gjykatësi Selman Salihi pa praninë  e të akuzuarit,  “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata të njëjtit përmes aktgjykimit e ka detyruar që në emër të dëmit të shkaktuar të dëmtuarës Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari t’ia paguajë shumën prej 765 euro.

Ndryshe, i akuzuari G.Sh e ka pranuar fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja  e shtetit Fatmire Cacaj , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit Shabani do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë.

Po ashtu, obligohet i akuzuari që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor t’i paguajë kësaj gjykate shumën prej 20 euro si dhe shumën prej 30 euro në Fondin e Viktimave të Krimit.

Gjatë deklaratës së tij, i akuzuari Shabani ka thënë se, ndihet i penduar dhe se pranimin e fajësisë po e bënë me vullnetin e tij, pa presion  dhe i bindur për pasojat e pranimit të fajësisë.

I njëjti nuk e kundërshtoi aktakuzën,  duke thënë se, më nuk do ta përsërisë veprën penale.

Me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit është pajtuar prokurorja Cacaj dhe më pas si i tillë është aprovuar edhe nga gjykatësi Selman Salihi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 28 tetor 2019, më 21 korrik 2019, rreth orës 18:08, në vendin e quajtur “Reka e Hanrovcit të Ura” regjioni Ekonomiko pyjor në Hankovc, Komuna e Lipjanit , i pandehuri G.Sh me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme vetit t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka prerë drunjë panjë, bli dhe shkozë me vëllim të përgjithshëm 5m3 .

Sipas aktakuzës, G.Sh është zënë duke i prerë drunjët e lartëcekur nga roja e pyllit, me ç’rast të dëmtuarës Drejtorisë për Bujqësi dhe  Pylltari sektori i pylltarisë i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 765 euro.

Me këtë ka kryer veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./lajmi.net

Tags: lipjanvjedhje
ShareTweetShare
Previous Post

Biden kërkon shpjegime nga Erdogan për deklaratën e anëtarësimit të Finlandës në NATO

Next Post

Haaland sot luan ndeshjen e fundit me Dortmund – përshëndetet me tifozët

Next Post
Haaland sot luan ndeshjen e fundit me Dortmund – përshëndetet me tifozët

Haaland sot luan ndeshjen e fundit me Dortmund – përshëndetet me tifozët

Lajmet e fundit

Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

23/05/2025
EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

23/05/2025
Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

23/05/2025
Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

23/05/2025
Lutfi Haziri shpall kandidaturën: Do të jem kandidat për kryetar të Gjilanit

Zyrtare: Lutfi Haziri nuk do kandidoj për Kryetar të Gjilanit

23/05/2025
Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

23/05/2025
EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

23/05/2025
Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.