GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gjykata dënon pronarin e kolegjit ISPE

26/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Gjykata dënon pronarin e kolegjit ISPE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim e ka dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë, Avni Mazrekun, i akuzuar për legalizim të përmbajtjes së rreme.

Mazreku akuzohej se e ka vënë në lajthim Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), duke dorëzuar konfirmimin e pagesës të printuar përmes sistemit elektronik nga llogaria në “Raiffeisen Bank” e kolegjit “ISPE”, pronar i së cilit ishte, se kinse e ka kryer pagesën e mbetur në shumë prej 19 mijë e 300 euro ndaj AKA-së, me ç’rast aplikacioni i këtij kolegji, ishte futur në shqyrtim në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Shpallja e aktgjykimit ndaj të njëjtit u bë të enjten, nga gjyqtari Sabit Sadikaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, i akuzuari Mazreku u dënua me 6 muaj burgim, mirëpo me pëlqimin e tij ky dënim iu zëvendësua me 1 mijë e 500 euro gjobë.

I akuzuari obligohet po ashtu që të paguajë 150 euro në emër të super-ekspertizës dhe 50 euro në emër të paushallit gjyqësor.

Ndryshe, Mazreku më 3 prill 2019 ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ndaj tij kishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre vitesh.

Por, pas ankesës së përbashkët të mbrojtësve të të akuzuarit, Apeli e kishte anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe çështjen e kishte kthyer në rigjykim dhe vendosje.

Gjykata e Apelit në arsyetimin e saj e ka obliguar shkallën e parë që të caktojë ekspertizë financiare, në mënyrë që eksperti të japë mendim profesional në lidhje me transferin bankar që kolegji “ISPE” e kishte kryer në Raiffeisen Bank”, për AKA-në.

Ndryshe, ky rast ishte gjykuar më parë nga gjykatësja Fatime Dërmaku, por pasi e njëjta ka kaluar në Departamentin për Krime të Rënda, rasti i kaloi gjykatësit Sabit Sadikaj.

Sipas aktakuzës së ngritur nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 26 prill 2016, Avni Mazreku ngarkohej se ka kryer veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, nga neni 403 i Kodit Penal.

Mazreku akuzohej se më 30 qershor 2014, në Agjencinë e Kosovës për Akreditim në Prishtinë, e ka vënë në lajthim organin kompetent që në një dokument publik, libër apo regjistër, të vërtetojë një çështje të pavërtetë të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore.

Mazreku thuhet se përmes sekretarit të kolegjit “ISPE”, Veton Sahiti ia kishte dorëzuar konfirmimin e pagesës të printuar përmes sistemit elektronik “E-Banking” nga llogaria e këtij kolegji në “Raiffeisen Bank”, kinse e ka të kryer pagesën e mbetur në shumë prej 19 mijë e 500 euro.

Si rezultat i kësaj pagese, siç thuhet në aktakuzë, aplikacioni i kolegjit “ISPE” ishte futur në shqyrtim në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, e cila ishte mbajtur më 1 korrik 2014.

Tags: AKAAvni MazrekuGjykata Themelore në PrishtinëISPE
ShareTweetShare
Previous Post

Arrestohet ish-banori i Big Brother

Next Post

E pëson keq mërgimtari nga Kosova – bie në radar, dënohet rëndë

Next Post
E pëson keq mërgimtari nga Kosova – bie në radar, dënohet rëndë

E pëson keq mërgimtari nga Kosova – bie në radar, dënohet rëndë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.