Një përplasje me armë zjarri është raportuar këtë mbrëmje në Tiranë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se raportohet për dy persona të plagosur ndërsa një grua, që dyshohet të ketë qënë banakiere, ka humbur jetën si pasojë e të shtënave.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonë, ndërsa është raportuar fillimisht nga klientë të lokalit e banorë të zonës.
Ende nuk dihen autorët e ngjarjes.