Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot rreth orës 5 të pasdites në Vizbeg të Shkupit.
Nga informacionet e para raportohet se një person ka mbetur i plagosur, ndërsa nuk dihet gjendja e tij. Personi që ka qëlluar është identifikuar. Polica ndodhet në vendngjarje dhe po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.
“Më datë 05.09.2023, në orë 17:20 në SPB Shkup është raportuar se në Vizbeg të Shkupit, shtetasi I.A ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pasi shtetasi A.B ka qëlluar në drejtim të tij. Po merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.”- thuhet në rnjoftimin e MPB-së.