Të shtëna me armë zjarri ka pasur në fshatin Vraniq të Suharekës, mesditën e së mërkurës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty janë gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe 21 gëzhoja.
Siç njofton policia, arma krisi në një aheng familjar.
“Fsh. Vraniq, Suharekë 08.01.2025, 10:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe 21 gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.