Një gjuajte me armë ka ndodh para pak minutash në lagjen e njohur si “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Si pasojë e gjuajtjeve ka mbetur i plagosur një person. Ai sipas burimeve të Gazetës Sinjali del të jetë Trim Krasniqi.
Ky i fundit kishte qenë i përfshirë edhe në një plagosje që kishte ndodhur gjatë këtij viti në qendër të kryeqytetit.
Ndërkohë, raportohet se gjuajtja e sontme me armë zjarri erdhi si pasojë e një zënke të mëhershme.