Incidentet në lokalet e natës nuk janë të rralla në vendin tonë. Përleshje, gjuajtje me armë e tentim vrasje janë vetëm disa nga rastet që raportohen në hapësira të tilla.
Një gjuajtje me armë ka edhe ndodh edhe sonte në një lokal në Podujevë, për arsye ende të panjohura.
Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar.
Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.
Në lokal ku ka ndodh shkrepja e armëve janë gjetur disa gëzhoja dhe fishekë të pashkrepur.
Policia është duke kryet ekzaminimet e nevojshme.