Betim Gjoshi nga PDK ka thënë se Dejona Mihali është komuniste e qelbur, të cilës Kurti i ka dhënë mundësi që të sillet nëpër Kuvend e të nëpërkëmbë deputetët e paintegritet të VV-së, të cilët janë shndërruar në figura komike.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ajo bashkë me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, e të tjerë komunistë të fëlliqur nga Tirana, e duan një Kosovë shkatërrimtare.
Ai ka shtuar se gjuha e tyre nxitë urrejtje, përçarje dhe mosdurim mes shqiptarëve, sidomos mes shqiptarëve të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Dejona Mihali është një komuniste e qelbur, që Albin Kurti i ka dhënë mundësinë të sillet nëpër Kuvend e të nëpërkëmbë deputetët e paintegritet të VV-së, të cilët janë shndërruar në figura komike.
Dejona Mihali, bashkë me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, e të tjerë komunistë të fëlliqur nga Tirana, që atje askush nuk i merr seriozisht, po ia duan Kosovës një 97’të shkatërrimtare si të Shqipërisë.
Gjuha e tyre, nxitë urrejtje, përçarje dhe mosdurim mes shqiptarëve, sidomos mes shqiptarëve të Kosovës.