I lindur në fshatin Orize të Gjakovës, Gjon Berisha njëri nga humanistët më të shquar në trojet shqiptare, në vitin 1969, Berisha emigroj në shtetet e evropës, fillimisht ai u zhvendos në Austri, më pastaj duke filluar një jëtë të re në Berlin të Gjermanisë.
Në moshën 13-vjeçare, Berisha kishte deklaruar se filloj të punonte në varreza, ku në moshën e hershme filloj edhe me ndërtim, derisa në vitet 70-ta themeloj edhe Berisha Group.
Sa i përket historikut të Gjon Berishës nuk dëshiron shumë fjalë, pasi e gjithë jeta e tij ka qenë me plot suksese, poashtu një humanist i madh, ku ndërtoj shumë xhami, kisha e objekte tjera kulti.
Vitet e 90-të për shqiptarët ishin shumë të vështira, megjithatë Berisha gjeti kurajo për të ndihmuar edhe në atë kohë, duke qenë i gatshëm të ndihmonte të gjithë ata që ishin të detyruar të merrnin rrugën e mërgimit.
I formsuar dhe i integruar në Gjermani, në vitet e 90-ta kur të menduarit shqip ishte një “vepër penale”, ai morri guximin duke ndihmuar të rinjët e asaj kohë të arsimoheshin
Edhe fundi i viteve 90-ta, për Gjon Berishën ndihma për atdheun ishte e pa diskutueshme duke ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me mjete financiare ku më pas bëhej edhe furnizimi me armatim, në mbrojtje të atdheut.
Berisha ishte pjesë e një nga proceset më të rëndësishme të vendit tonë, atë të shpalljes së Pavarsisë së Republikës së Kosovës, derisa sa në tetor të vitit 2016, ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kishte ndarë dekoratën Ambasadorë të Paqës, për Gjon Berishën.
Sot, Ambasadori i Paqës dhe humanisti i madh shqiptar, ka mbështetur programin qeverisës të Partisë Demokratik të Kosovës, me në krye Bedri Hamzën.
Dhe sot mbështetja e tij për programin e PDK-së, është një pikë shumë e fortë për partinë më të madhe opozitare në vend.