“Google Maps” do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara.
Kjo do të ndodhë pasi të përditësohet zyrtarisht në Sistemin Gjeografik të ShBA-së, raporton Reuters.
Ky ndryshim do të jetë i dukshëm për përdoruesit në ShBA, ndërsa Gjiri i Meksikës do të mbetet në Meksikë.
Ndërkaq, jashtë këtyre dy vendeve, përdoruesit do t’i shohin dy emrat në “Google Maps”.