Analisti dhe moderatori, Rron Gjinovci ka reaguar pas përcaktimit të vlerës së koeficientit të pagave.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në bazë të përllogaritjeve që janë bërë, këto rroga janë rroga të mjerimit të varfërisë.
Sipas tij, ideja me qenë të gjithë në varfëri, është një ide e gabuar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka konfirmuar se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110.
“Në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, punës dhe transfereve, ai do të jetë 110.” – tha ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë.