Aktivisti dhe përkrahësi i Qeverisë Kurti, Rron Gjonovci, ka reaguar përsëri kundër marrëveshjes për targat.
Ai ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lëshuar pe dhe kësisoj për të nuk ka ‘mirëmengjesi”.
“Mirëmëngjes t’gjithve përveç Albin Kurtit që ka lëshu pe”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjinovci edhe mbrëmë pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat, doli me disa shkrime ku u shpreh i zhgënjyer me Qeverinë Kurti.
“Dobët Kurti, shumë dobët” dhe “Na shtini n’fesatë me krejt dyjenë e u tërhoq. E sovranitetit çka pi bojmë tash?”, ishin disa nga reagimet e tij.