Pas reagimit të bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, se mbrojti familjen e tij, ka reaguar edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili thotë se presidenten e mbron Kushtetuta e Ligji, jo burri, shkruan Reporteri.net.
“Shtetin ku presidenten (apo edhe presidentin) duhet ta mbrojë familjari, qofte ai edhe bashkëshort, e quajnë shtet të dështuar. Kosova nuk është shtet i dështuar, prandaj pretendimi se burri duhet ti dalë në mbrojtje gruas presidente, aq më tepër kur ai është diplomat, i qet fort hije të keqe shtetit”, shkroi Gjini në Facebook.
“Presidenten e mbron ligji, kushtetuta dhe të gjitha institucionet e shtetit. Jo burri i vet. Jo kanuni”, thotë Gjini ndër tjera.