Është tërhequr shorti për finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2022/23 në mes të Gjilanit dhe Prishtinës.
Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është tërhequr shorti për finalen e Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23.
Në ndeshjen që do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet nga ora 18:00, Gjilani do të jetë në cilësinë e vendasit, ndërsa Prishtina do të jetë skuadër mysafire.
Vendasit e Gjilanit në këtë ndeshje do të luajnë me fanellën tradicionale të kuqe, teksa Prishtina do të luajë me fanella të bardha.