Një person në Gjilan dyshohet se nuk e ka respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata.
Viktima ka raportuar se ai i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuar mashkull kosovar duke mos respektuar urdhrin mbrojtës lëshuar nga Gjykata, ka përdorë dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Viktima nuk ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.