Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi gjatë ditës së djeshme në Tiranë është mbajtur Koventa Ndërkombëtare e Turizmit.
Aty është paraqitur një hartë ku shihet se një pjesë e territorit të Kosovës është paraqitur me mbishkrimin ‘Serbia’.
Rama në Twitter shkroi se harta është prezantuar nga një kompani spanjolle dhe se Spanja ashtu e ka hartën e rajonit.
Sipas tij, asgjë të keqe nuk i erdhi kombit nga dalja një minutëshe e asaj harte,
“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte”, shkroi shefi i qeverisë shqiptare.
“Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh”.