Gjermania ndoshta mund të jetë në gjendje që të përballojë bojkotin e importeve të gazit rus që në dimrin e ardhshëm, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.
Ai tha se kishte shtuar përpjekjet që të reduktojë varësinë e tij nga furnizimet ruse të energjisë, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt.
Por Habeck shtoi se Gjermania ka shumë të ngjarë të jetë ende e varur kryesisht nga gazi rus deri në vitin 2024.
“Nëse kemi hapësira të plota magazinimi në fund të vitit, nëse dy nga katër cisternat LNG (gaz natyror të lëngshëm) që kemi marrë me qira janë të lidhura në rrjet dhe nëse bëjmë kursime të konsiderueshme të energjisë, ne mund të kalojmë njëfarë kohe në dimër edhe nëse furnizimet me gaz rus kolapsojnë”, tha ministri.