GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Gjermania përjashton pjesërisht nga jeta publike të pavaksinuarit

03/12/2021
në Botë, Shendetesi
Koha e leximit:2 mins read
Gjermania përjashton pjesërisht nga jeta publike të pavaksinuarit
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të enjten se Parlamenti do të shqyrtojë një masë të përgjithshme për vaksinimin e detyruar të popullsisë, për të frenuar përhapjen e infeksioneve me koronavirus. Njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit Gjermania ka konfirmuar 70,000 raste të reja infektimesh.

Kancelarja gjermane tha se të pavaksinuarit nuk do të kenë të drejtë të kryejnë veprime jo-thelbësore, si shkuarja në ambjente kultore apo sportive si dhe dyqane që nuk tregtojnë produkte thelbësore për jetën.

Duke folur pas një takimi me krerët e qeverisë federale dhe të landeve, zonja Merkel tha se masat ishin të nevojshme duke patur parasyshë se spitalet në Gjermani mund të mbingarkohen nga të infektuarit. Pasojat e infektimeve mund të jenë tejet serioze për të pavaksinuarit.

“Situata e pandemisë në vendin tonë është serioze”, tha zonja Merkel për gazetarët. “Spitalet janë në një situatë të rëndë, ku pacientët duhen lëvizur. Folëm për një akt solidariteti kombëtar për të ulur shkallën e infeksioneve dhe për të mos mbingarkuar sistemin tonë shëndetësor.”

Kancelarja në largim tha se zyrtarët u pajtuan për përdorimin e maskave nëpër shkolla, vënien e kufizime të reja për takimet private dhe objektivin për 30 milionë vaksinime deri në fund të vitit. Dentistët dhe farmacistët do të përfshihen mes përpjekjeve të Gjermanisë për të ofruar vaskinime.

Kancelarja mbështeti propozimin tejet të debatueshëm për vaksinimin e detyrueshëm të popullsisë. Ajo u shpreh se parlamenti do të debatojë propozimin duke u konsultuar me komisionin kombëtar të etikës.

Nëse miratohet, masa do të hyjë në fuqi në shkurt tha Kancelarja Merkel, duke shtuar se vota e saj do të kishte qënë pro nëse ajo ende do të ishte anëtare e parlamentit.

Rreth 68.7% e popullsisë së Gjermanisë është plotësisht e vaksinuar, shumë larg minimumit prej 75% që synon Berlini.

Në Gjermani ka patur protesta të mëdha kundër masave ndaj pandemisë. Po ashtu, vaksinimi i detyruar ka gjasa të kundërshtohet, megjithëse sondazhet tregojnë se shumica e gjermanëve janë në favor të vaksinimit.

Ministri i Financave, Olaf Scholz, i cili pritet të zgjidhet javën e ardhshme në postin e kancelarit nga një koalicion i qendrës së majtë, ka mbështetur gjithashtu vaksinimin e detyruar të popullsisë. Por ai preferon që ligjvënësit të votojnë për këtë çështje sipas bindjeve të tyre personale dhe jo në bazë të linjave partiake.

Tags: Gjermanivaksinimi
ShareTweetShare
Previous Post

Aktakuzë ndaj kosovarit që iu bashkua dhe luftoi me “Al Nusra” në Siri

Next Post

Mehaj: 32 milionë € u blenë pajisje ushtarake, bashkëpunimi me SHBA-në s’ka qenë kurrë më i mirë

Lajmet e fundit

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.