Gjermania kërkon tranzicion paqësor në Siri dhe ruajtje të integritetit territorial të saj.
Teksa e bëri të qartë në Berlin qëndrimin e qeverisë, ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock njoftoi se Gjermania do të ofrojë 8 milionë euro (8.4 milionë dollarë) ndihmë humanitare shtesë për vendin e përfshirë nga kaosi.
“Po shohim një moment shprese, megjithatë situata mund të jetë gjithçka tjetër, vetëm e qëndrueshme jo. Nuk duhet të lejojmë që procesi i dialogut të brendshëm sirian të sabotohet nga jashtë. Fqinjët, si qeveritë turke dhe izraelite, të cilat po shprehin interesat e tyre të sigurisë, nuk duhet të rrezikojnë procesin”.
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Gjermanisë dhe Sirisë janë ndërprerë që nga viti 2012, kur ambasada gjermane në Damask u mbyll për shkak të përshkallëzimit të luftës civile dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut nga regjimi i Asadit.